Greqi, 21 viktima dhe 1410 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1410 raste të reja me Covid-19. 21 qytetarë grekë e humbën betejën me koronavirusin duke ndërruar jetë në vendin fqinj.

Ndërkohë që 293 pacientë janë të intubuar. Mediat në Athinë shkruajnë se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë i prekur në pikat e hyrjes.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 170244, nga të cilat 51.9% janë burra. Mosha mesatare e të intubuarve është 70 vjeç. 213 (72.7%) e të intubuarve janë burra. 86.3% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje tjetër.

Me 21 fatalitetet që janë shënuar sot, ka shkuar në 6077 numri i vdekjeve në total nga fillimi i pandemisë, nga të cilat 3574 (58.8%) burra.

Rekordi i të infektuarve në Greqi u shënua në 12 nëntor me 3316 raste, ndërsa viktimat në 28 nëntor, ku ndërruan jetë 121 pacientë.

LEXO EDHE:

Back to top button