Manchester United në finale të FA Cup

Manchester United në finale të FA Cup

Manchester United ka kaluar në finale të FA Kupës angleze.

“Djajtë e kuq” eliminuan në gjysmëfinale Brightonin pas ekzekutimit të penalltive.

Pas 90 minutave rezultati mbeti i barabartë, 0-0, ndërsa as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën gola, andaj penalltive vendosën fatin e takimit dhe në to United fitoi me rezultat 7-6, transmeton KosovaPress.

Në finalen e madhe Manchester United do të ballafaqohet me rivalin lokal, Manchester City.

LEXO EDHE:

Back to top button