Zgjedhjet në veri të Kosovës, reagon Ambasada Amerikane

Zgjedhjet në veri të Kosovës, reagon Ambasada Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një deklarate ka theksuar se zgjedhjet e mbajtura sot në Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zveçan dhe Zubin Potok, ishin në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.

Nëpërmjet kësaj deklarate, Ambasada, thotë se iu vije keq që jo të gjitha partitë shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme.

“Ne mbështesim një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike në Kosovë dhe zgjedhjet që e mbështesin atë. Na vjen keq që jo të gjitha partitë shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike. Ne i njohim përpjekjet e zyrtarëve zgjedhorë kosovarë për t’i vënë në dispozicion vendet e votimit për qytetarët që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke minimizuar pikat e mundshme të tensionit. Gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë për profesionalizmin e Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe KFOR-it në sigurimin e një mjedisi të sigurt për zgjedhjet. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me të gjitha palët relevante për hapat e ardhshëm. Ne gjithashtu ritheksojmë rëndësinë dhe përkushtimin tonë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:

Back to top button