Mandati i Gjykatës Speciale në Hagë zgjat deri në njoftimin e Këshillit të BE-së

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë vendosi se amendamentet kushtetuese të propozuara mbi vazhdimin e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës.

Në komunikatën e Dhomave të Specializuara shtohet se “mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuara ka vazhduar dhe do të vazhdojë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre”.
Më 25 gusht, ish-presidenti i Kosovës, Thaçi, i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me propozim për amendamentin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Thaçi në propozimin e tij dërguar Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar të ndryshohet neni i amendamentit, ku thuhet se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare.

LEXO EDHE:

Back to top button