Maqedoni: 168 raste të reja me Covid-19

Maqedoni: 168 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 168 raste pozitive me Covid-19 nga 1101 teste të kryera.

Nga totali i rasteve pozitive (168), 28 prej tyre janë riinfeksione, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të infektuarve rishtazi ka ardhur në rritje të vazhdueshme gjatë javës së kaluar.

Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit.

Madje edhe sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me Covid-19 nga sistemi “Termini im”, nuk figuron asnjë vdekje.

Rastet e reja janë: në Shkup – 91, Manastir – 12, Kavadar, Tetovë dhe Ohër – nga 10, Veles – 9, Prilep – 5, Shtip dhe Strumicë – nga 3, Kumanovë, Gostivar, Strugë, Resnjë dhe Krushevë – nga 2, Koçan, Negotinë, Radovish, Kriva Pallankë dhe Dibër – nga 1.

Janë regjistruar 90 pacientë të shëruar.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.079.613 teste të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 313.708, numri i të shëruarve është 303.738, numri i të vdekurve është 9.322, ndërsa numri i rasteve aktive është 648.

LEXO EDHE:

Back to top button