Maqedonia do të stërvitet në stadiumin modern të Steaua-s

Përfaqësuesja e Maqedonisë, dy nga tre ndeshjet në garat në grupe të Kampionatit Evropian do ti zhvillojë në Bukuresht, andaj drejtuesit e FFM-së siguruan stadiumin e Steauas për përgatitje të futbollistëve. Lajmin e konfirmoi edhe ish futbollisti i njohur rumun, George Popesku.

“Maqedonia ka fimrosur marrëveshjen për shfrytëzimin e stadiumit të ri të Steauas,” ka deklaruar legjenda e futbollit rumun, që aktualisht është në rolin e koordinatorit të Kampionatit Evropian.

Ndeshjet në Bukuresht, në kuadër të Kampionatit Evropian do të zhvillohet në stadiumin kombëtar, që ka kapacitet prej 55 mijë spektatorë. Mirëpo ende nuk dihet se sa do shfrytëzohet nga ky kapacitet të stadiumit, ndërsa në UEFA ka lënë si një prej obcioneve që të ketë 30 për qind të spektatorëve në sfidat e Kampionatit Evropian.

Maqedonia më 13 qershor do të përballet me Austrinë, ndërsa katër ditë më vonë takohet me Ukrainën. Më 21 qershor, Maqedonia përballet me Holandën në Amsterdam.

LEXO EDHE:

Back to top button