Interi e Fiorentina në garë për sulmuesin e Lacios

Pas Fiorentina, tani edhe Interi është future fuqishëm në garë për Felipe Kaisedon e Lacios. Sipas asaj që raportohet nga LaLazioSiamoNoi, Interi është gati të vendosë 7 milion euro në pjatë për ekuadorianin.

Drejtuesit e skuadrës së Interit, fillimisht do të shohin se a do të mund të shesin Eriksenin dhe në varësi të shumës së fituar do të vendosin se a do të rrisin ofertën që është në vlerë prej 7 mln eurosh.

Kaisedo është i pakënaqur te Lazio me aktivizimin e paktë nga Inzagi dhe sidomos me ardhjen e Muriqit, që u duk si sinjal se nuk i besohej më ekuadorianit.

LEXO EDHE:

Back to top button