Maqedonia e Veriut mesatarisht e gatshme në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, vlerëson KE-ja

Maqedonia e Veriut është mesatarisht e gatshme në shumë fusha të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Nivel të mirë të gatishmërisë ka në pjesën e sigurisë së ushqimit, veterinarisë dhe politikës fitosanitare, ndërsa në peshkatari, politikën rajonale, koordinim të instrumenteve strukturore dhe dispozitat financiare dhe buxhetore nuk do të shënojë avancim të kufizuar, vlerëson Komisioni Evropian në Raportin më të ri për avancimin e vendit që u publikua dje.

Sipas Komisionit, avancim i caktuar është arritur edhe në segmentin e harmonizimit me rregullat e BE-së për organizim të përbashkët në treg.

Lidhur me zhvillimin rural, avancim i mire është evidentuar në absorbimin e fondeve të BE-së (IPARD 2). Deri në fund të vitit 2020 pagesat tejkaluan katër milionë euro. Përparojnë edhe përgatitjet e IPARD 3 programit. Me rëndësi esenciale është ekipimi kadrovik i Agjencisë pagesore, në të cilën duhet të punohet, ndërsa edhe politika kombëtare për zhvillim rural duhet të harmonizohet me të drejtën e BE-së.

“Vitin e ardhshëm, Maqedonia e Veriut duhet të punojë veçanërisht në ndarjen e pagesave direkte, si dhe në transferimin e regjistrit të fermave dhe sistemin për identifikimin e parcelave të Agjencisë pagesore. Duhet të miratohet edhe kuadër ligjor për harmonizimin e mëtejshëm me ligjin e BE -së në fushën e organizimit të tregut të përbashkët, si dhe për të punësuar staf të kualifikuar në strukturën IPARD, në pajtim me vëllimin e punës”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.

Në pjesën e sigurisë së ushqimit dhe politikës veterinare ku është evidentuar përgatitja e mirë, sugjerohet të forcohet kapaciteti i mbledhjes së të dhënave, verifikimit dhe analizës së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, për të përmirësuar funksionimin dhe sigurinë e sistemit të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve , si dhe për të ndërmarrë veprime për të arritur përdorimin e qëndrueshëm të pesticideve.

Është arritur avancim i mirë, konsideron Komisioni, veçanërisht në përmirësimin e kontrollit të shëndetit të bimëve dhe masave të kontrollit të sëmundjeve të kafshëve, por nuk ka pasur përmirësim në funksionimin dhe sigurinë e sistemit të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve, as në kapacitetin për harmonizim të mëtejshëm dhe zbatim të legjislacionit evropian për çështjet zoologjike teknike.

Sipas Komisionit Evropian, është arritur avancim i mirë në plasmanin e ushqimit, ushqimit të kafshëve dhe nënprodukteve me prejardhje shtazore me miratimin e legjislacionit për implementim në pajtim me rregullat e BE-së. Megjithatë, ligji i rishikuar për nënproduktet shtazore ende nuk është miratuar.

Në pjesën e peshkimit dhe akuakulturës ku është vlerësuar gatishmëri mesatare, vendi duhet ta harmonizojë Ligjin për peshkim dhe akuakulturë me ligjin e BE -së në fushën e politikës së tregut, masave strukturore dhe ndihmës shtetërore, për të përmirësuar sistemin e mbledhjes dhe raportimit të të dhënave, dhe të krijojë programim shumëvjeçar të masave strukturore.

Kapacitetet administrative për menaxhim me burimet, inspektimet dhe kontrollin e politikës së peshkimit nuk janë të pamjaftueshme. Duhet të përmirësohen kapacitetet për kontrollin e peshkimit të paligjshëm, të pa paraqitur në përputhje me kërkesat e BE -së. Maqedonia e Veriut duhet t’i forcojë edhe kapacitetet për formulimin dhe zbatimin e politikës në këtë fushë, vlerëson Komisioni Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button