Maqedonia me forcat e njohura ndaj Rumanisë

Mësohen formacionet zyrtare të kombëtareve të Rumanisë dhe Maqedonisë në prag të përbaljes së tyre në Bukuresht në orën 20.45. ashtu siç informuan edhe më parë, Angelovski nuk ndryshoi asgjë nga kursi I vjetër dhe do të shtrojë ekipin më të fortë që ka në dispozicion, në mungesë të Velkovskit, Ademit dhe Zajkovit.

Maqedonia: Dimitrivski, Ristovski, Bejtullai, Musliu, Ristevski, Alioski, Bardhi, Nikollov, Ellmas, Pandev dhe Nestorovski.

Ndërkohë trajneri i Rumanisë , Radoi ka marë testin e dytë negative në “Covid 19” dhe do të drejtojë kombëtaren e Rumanisë. Ai vendosi që të vendos Kesherun në sulm, ndërsa Pushkah mbeti në pankinë.

Rumani: Nita, Popesku, Burça, Kirikesh,Banku, Kamora, Marin, Stançiu, Man, Haxhi , Tanase, Koman dhe Kesheru.

Deri më tani Maqedonia asnjëherë më parë nuk e ka mundur Rumaninë në ndeshjet eliminatore, ndërsa fitoren e vetme e ka shënuar në një sfidë miqësore në vitin 2010, kur shënoi fitore me 1-0.

 

LEXO EDHE:

Back to top button