Maqedonia me kapitenin Bardhi kundrejt Armenisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në orën 18.00, do të zhvillojë ndeshjen e parafundit , kur takohet me Armeninë, në tentim që të mbetet në lojë për të siguruar kualfikimin në Botërorin “Katar 2022”.

Mirëpo edhe nëse mundet Armenia, kaulifkimi do të varët nga sfida në mes Rumanisë dhe Islandës, që luhet në orën 20.45. Maqedonia shpreson që bëj gabim Rumania, ose ndeshja të përfundojë me barazim dhe me fitore ndaj Armenisë, do të vendoset fati në sfidën me Islandën në Shkup. Tani është mësuar edhe formacioni i Maqedonisë, ku kapiten është Enis Bardhi.

Në portë është Dimitrievski para Ashkovskit, Musliut, Velkovskit, Alioksit, ndërsa në mesfushë do të luajnë Bardhi, Kostadinovi dhe Elmasi, para sulmit me Çurlinovin, Trajkovskin dhe Ristovskin.

LEXO EDHE:

Back to top button