Maqedonia me Totren në mesfushë dhe Stojanovskin në sulm

Trajneri i përfaqësues së Maqedonisë caktoi listën e futbollistëve për sfidën ndaj Armenisë, që do të zhvillohet në kuadër të javës së fundit të Ligës së Kombeve, në Nikozi të Qipros.

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka ndryshuar shumë ekipin pasi që nuk mund të mbështetet te 8 futbollist të ekipit të parë. Ndryshimet më të mëdha janë në mesfushë, ndërsa në sulm janë Triçkovski dhe Trajkovski dhe Stojanovski. Pas sfidës me Gjeorgjinë, në mesfushë do të shohim edhe Onur Totren, që duhet të drejtojë mesfushën së bashku me Kostadinovin. Trajneri Angelovski nuk ndryshon foramcionin dhe do të shtrojë ekipin në formacionin 3-5-2.

Maqedoni: (3-5-2): Shishkovski, Zajkov, Musliu, Velkovski, Ristovski, Totre, Kostadinov, Bejtullai, Trajkovski, Triçkovski dhe Stojanovski.

 

Sfida mes Armenisë dhe Maqedonisë nis në orën 18.00, ndërsa në garën për vendin e parë, Maqedonisë I mjafton barazim, ndërsa Armenia kërkon vetëm fitoren. Më i mirëi nga ky duel do të avancojë në Divizionin B.

LEXO EDHE:

Back to top button