Maqedonia po përballet me recesionin më të thellë në dy dekadat e fundit

Maqedonia ka hyrë në recesionin më të thellë në dy dekadat e fundit. Banka Botërore ka lëshuar një raport të rregullt ku thuhet se Covid-19 ka pasur një ndikim negativ në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke ulur aktivitetin ekonomik me 4.1 për qind këtë vit. Ata shtuan se edhe me masat e qeverisë për të zbutur ndikimin e krizës, shkalla e papunësisë pritet të rritet në 16.7 për qind për herë të parë që nga viti 2011, pasi gati 18,000 persona humbën punën në tremujorin e dytë. Banka Botërore shton se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në recesion dhe periudha e rimëkëmbjes do të varet nga zhvillimi i pandemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button