Maqedonia rekord në Europë për helmimet nga përdorimi i detergjenteve

Maqedonia rekord në Europë për helmimet nga përdorimi i detergjenteve

Gazetare: Vjollca Aliti

Thuajse çdo ditë në Klinikën e Toksikologjisë shtrihet në spital nga një pacientë i helmuar nga përdorimi i detergjenteve shumë të fortë. Më të shpeshta janë rastet kur kryesisht gratë helmohen gjatë pastrimit, si pasojë e përzierjes së detergjenteve të cilat shkaktojnë reaksione kimike shumë të rënda.

“ Ne mbajmë rekordin në Evropë si shtet, ndërsa në botë ndër 5 vendet e para, që kemi helmime nga preparatet shkatërruese. Vetëm gjatë një viti, kemi më shumë helmime se sa i gjithë Bashkimi Evropian që ka për 10 vjet. 2:02  Amviset mendojnë se po të përziejnë dy detergjente do arrijnë efekt më të madh në pastrim, megjithatë shumë shpesh ndodh e kundërta. Posaçërisht kur përzihet acidi jepet një reaksion intensiv ku lirohen materie shumë toksike. Dhjetëra herë kemi apeluar: mos i përzieni, është rregulli i parë. Pastaj rregulli i dytë është që kur të pastroni tualetet, të hapni dyert dhe në momentin kur të ndjeni se era po ju përkeqëson gjendjen shëndetësore, menjëherë dilni jashtë”, tha Niko Beqarovski, nga klinika e Toksikologjisë.

Ekipi i ALSAT pyeti qytetarët nëse janë të informuar mbi rezultatet që jep përzierja e detergjenteve.

“Kur isha më e re i përzija detergjentet, njëherë më ndodhi pata lëndim dhe më asnjëherë nuk kam provuar, tani nuk i përziej më”, tha një qytetare.

“Unë jam e informuar për pasojat dhe nuk shfrytëzoj preparate shumë të forta për pastrim. Me shumë mjete natyrale për pastrim. Unë përdori një pastë, me sode dhe uthull”, shtoi një tjetër.

“ Njëherë më ka ndodhë të bëhem keq nga detergjentet. Gruaja kishte lëshuar në tualet shumë detergjent, kur e shoh erë e madhe brenda më pengoi shumë, menjëherë dola jashtë sepse kisha kollitje të madhe”, deklaroi një qytetar.

Nga Klinika e Toksiklogjisë, thonë se në listën e helmimeve të shpeshta bëjnë pjesë edhe ilaçet e qetësimit. Konsumimi i tepër i bedoksinës shpeshherë i përzier dhe me ilaçe të tjera dhe me alkool, ka sjellë numër të lartë të helmimeve të cilët shpeshherë përfundojnë me komplikime të rënda./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button