Maqedonia U21, gati për turneun në Kroaci

Trajneri i Maqedonisë U21, Dragan Kanatllarovski, ka zbuluar listën e 24 futbollistëve për ndeshjet në kuadër të turneut në Mura, ku marrin pjesë edhe kombëtaret e moshave të reja të Shqipërisë, Arabisë Saudite dhe Kroacisë. Ajo që mund të vërehet është mungesa e Dashmir Elezit, i cili është ftuar nga trajneri i Maqedonisë U19, Nexhat Shabanit, e cila ka planifikuar zhvillimin e një ndeshje kontrolluese kundër Qipro-s, para turneut eliminator nga Faza Elitare të Kampionatit Evropian.

Kujtojmë se ndeshjen e parë në turneun në Kroaci, Maqedonia U21 do të zhvillojë kundër Shqipërisë U21, më 23 shtator, ndërsa tri ditë më vonë do të përcaktohet se cila nga kombëtaret, Kroacia ose Arabia Saudite, do të jetë kundërshtari i ardhshëm. Grumbullimi i reprezentuesve të rinj të Maqedonisë, është caktuar për 18 shtator.

LEXO EDHE:

Back to top button