Në fundjavë nis faza eliminatore e Evropianit në basketboll

Pas përfundimit të garave në grupe, në fundjavë do të nis faza eliminatore në Kampionatin Evropian të basketbollit, ku janë planifikuar që të zhvillohen nga 8 ndeshje të 1/8 së finales.

Të shtunën, të parët do të paraqiten basketbollistët e Turqisë dhe Francës, ndërsa më vonë Sllovenia do të sfidoë Belgjikën, para se Gjermania dhe Spanja, në rolin e nikoqirit, do të përballen me Malin e Zi, respektivisht Lituaninë.

Gjatë ditës së diel, sfida e parë është ajo në mes Ukrainës dhe Polonisë, ndërsa më vonë Finlanda sfidon Kroacinë. Në orën 18.00, Serbia përballet me Italinë, ndërsa në orën 20.45, Greqia takohet me Çekinë.

LEXO EDHE:

Back to top button