Maqedonia U21, me fitore mbyll eliminatoret

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21, me fitore ndal Malit të Zi, me rezultat 2-1, mbylli eliminatoret për Kampionatin Evropian 2021. Me këto 3 pikë, Maqedonia U21 verifikoi vendin e dytë, pas Spanjës.

Golat për vendasit shënuan Marko Gjorgjievski dhe Bojan Miovski, ndërsa Krstoviq vendosi shifrat përfundimtare të takimit në Shkup. Në kohën shtesë, Maqedonia U21, kishte mundësi që të shënojë golin e tretë, por Miovski nuk ishte fat dhe nuk arriti që të realizojë gol.

Maqedonia U21 mbylli eliminatoret me serinë e 5 ndeshjeve pa disfatë dhe me 18 pikë u nda në vendin e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button