SHBA shpreson për vaksinimin e 20 milionë personave deri në fund të vitit 2020

Perspektiva e vaksinave të para kundër COVID-19 në SHBA deri në fund të vitit po konkretizohet, pas Pfizer/BioNTech javën e kaluar, kompania bioteknologjike amerikane Moderna njoftoi se vaksina ishte efikase me 94,5%.

“Të dy vaksinat mund të autorizohen nga Agjencia amerikane e Medikamenteve (FDA) në gjysmën e parë të dhjetorit”, theksoi Moncef Slaoui, drejtori shkencor i operacionit Warp Speed, i krijuar nga Presidenti Donald Trump për vaksinimin e popullatës amerikane.

“Kjo do të bënte të mundur vaksinimin e 20 milionë amerikanëve, në përparësi padyshim të moshuarit dhe personat e rrezikuar, që nga gjysma e dytë e dhjetorit, sipas tij dhe më pas të 25 milionë personave në muaj duke filluar nga janari”, theksoi ai në stacionin televiziv MSNBC.

Ai gjithashtu pret që vaksina me një dozë të vetme e Johnson & Johnson të japë rezultate në gjysmën e dytë të janarit, gjë që do t’i hapte rrugën një autorizimi në 15 ditëshin e dytë të shkurtit. Pa llogaritur autorizimin e mundshëm të një vaksine të katërt në fazën e përparuar të testimit, AstraZeneca/Oxford.

Në total, SHBA-ja vlerëson se me disa vaksina, do të ketë doza të mjaftueshme deri në fillim të prillit për të gjithë popullsinë.

Sa i përket Europës, zyrtarët kanë treguar se është e mundur të fillojnë vaksinimet në janar, në varësi të autorizimit.

LEXO EDHE:

Back to top button