Maradona është mirë, i hiqet hematoma

Me interevenim të shpejtë, mbrëmë është shpëtuar jeta e njërës ndër legendave më të mëdha të futbollit, Diego Armando Maradonës. Sipas Sebastian Sançit, njeriut që ka për detyrë të informojë në emër të Maradonës, ylli argjentinas I është nënshtruar një operacioni serioz, me të cilin është larguar hematoma nga truri.

“Maradona kishte hematom në tru dhe në mënyrë kirurgjike është larguar ky problem. Bëhet fjalë për intervenim serioz , mirëpo operacioni kaloi mirë , ashtu siç ishte planifikuar. Diego ndjehet mirë dhe pritet rikuperim i shpejtë,” tha pas operacioni Sançi.

LEXO EDHE:

Back to top button