Pendarovski: Asnjë gjeneratë e politikanëve nuk ka të drejtë të negocioj për gjuhën dhe identitetin

Stevo Pendarovski, në fillim të fjalimit të tij para deputetëve kërkoi një minutë heshtje për viktimat e shkaktuara nga Kovid-19. Ndërkohë që theksin e vuri në situatën e krijuar nga koronavirusi. Sipas Pendarovskit menaxhimi i mirë i situatës shmangi kolapsin e shtetit.

Pendarovski përmendi edhe zgjedhjet në kohë pandemie të cilat u vlerësuan si demokratike nga OSB-ja.

“Kam thirrur disa herë Këshillin e Sigurisë, por kam kyçur edhe armatën në ballafaqimin më të mirë të situatës së krijuar nga pandemia. Ballafaqimin me krizën në shëndetësi është sfidë. Ajo që na pret është një fushatë kundër vaksinimit e cila do të zhvillohet kur të filloj procesi i vaksinimit”, tha Pendarovski.

Më tej presidenti i shtetit, përmendi edhe anëtarësimin e vendit në NATO.

“Ne jemi maqedonas që flasim gjuhën maqedonase. Ne do të vazhdojmë rrugën drejtë Bashkimit Evropian, kjo sepse nuk kemi rrugë tjetër”, tha Pendarovski derisa u ndal në kontestin me Bullgarinë.

Faktori politikë shqiptarë ka pasur sjellje korrekte për të ruajtur identitetin tonë kombëtarë.

“Maqedonia e Veriut është shtëpi e përbashkët e gjithë neve”, tha Pendarovski duke shtuar se ai nuk njeh asnjë politikan qoftë në pushtet apo opozitë që do të tregtonte me çështjet më të shenjta për çdo maqedonas.

“Thellë jam i bindur se asnjë politikan i gjeneratës së sotme nuk do të pranonte të negocionte për këto çështje, as sot e as në të ardhmen sepse vijat e kuqe që moti janë përcaktuar”, tha Pendarovski.

Ai në fund apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19, sepse siç u shpreh nuk ka asgjë më të shtrenjtë se jeta e jonë dhe e të afërmeve tanë.

LEXO EDHE:

Back to top button