Mariah Carey paditet për 1.25 milionë dollarë nga e motra Alison

Një shqetësim të madh emocional duket se i kanë shkaktuar motrës së Mariah Carey-t, libri me kujtimet e yllit të muzikës, aq sa vendosi ta hidhte në gjyq për 1.25 milionë dollarë. Alison deklaron se në librin “The meaning of Mariah Carey” janë shkruar shumë të pavërteta dhe sipas saj artistja ka gënjyer për të nxitur sa më shumë shitje. Më tej, ajo shton se Mariah në asnjë moment nuk paraqiti prova, veçse akuza. Sipas artistes, kur ajo ishte veçse një fëmijë, motra e saj e drogoi e ndërsa vëllai Morgan abuzoi me të.

Në një paragraf të librit, Mariah rrëfen se kur ishte 12 vjeçe, Alison i dha Valium dhe i hodhi mbi trup çaj të nxehtë duke i shkaktur djegie të shkallës së rëndë. Në padinë e saj, motra e cilëson këngëtaren si “pa shpirt dhe të ligë” dhe se pavarësisht se e dinte që do t’i shkaktonte pasoja të tmerrshme psikologike Alison-it, nisur nga fëmijëria e saj e vështirë për shkak të dhunës psikologjike dhe jo vetëm, ushtruar nga e ëma, Patricia dhe problemeve me shëndetin, përsëri Mariah vendosi sipas saj, të trillonte.

Alison është diagnostikur me depresion të shkallës së rëndë dhe i është dashur t’u nënshtrohet disa terapive gjatë jetës së saj, për shkak të riteve satanike, që duhet të kryente gjatë natës, me urdhër të së ëmës.

Në librin e saj, Mariah akuzon të ëmën, përpos të tjerave, edhe për abuzim seksual. Po kështu, ajo shkruan se vëllai, Morgan pranoi dikur të vriste dikë për 30 mijë dollarë, por më pas diçka e tillë nuk ndodhi. Sipas “The Sun”, Carey pritet të përballet me një tjetër padi, këtë herë nga vëllai.

LEXO EDHE:

Back to top button