36 kallëzime penale për falsifikim të patentave për shoferë, 8 prej tyre brenda MPB-së

Ministria e Brendshme formalizoi aksionin për të cilin Alsat më 27 janar raportoi ekskluzivisht. Dikasteri brendshëm ka ngritur 36 kallëzime penale ndaj grupit të organizuar kriminal për falsifikimin e patentave për shoferë. Nga 36 kallëzimet e dorëzuara në Prokurori, 8 prej tyre janë kundër punonjësve të MPB-së, raporton Alsat.

Janë parashtruar 36 kallëzime penale për falsifikimin e patentave për shoferë. 8 prej tyre janë nëpunës të MPB-së, ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime mbi dyshimet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “mos përgjegjësi zyrtare” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtarë”. Në të njëjtën kohë kallëzime janë parashtruar edhe ndaj 28 qytetarëve mbi dyshimet për nxitje të veprës penale -thuhet në qëndrimin e MPB-së.

Personat zyrtarë janë të punësuar në Departamentin për punë administrative në Shkup. MPB njofton se të njëjtit kanë shfrytëzuar autoritetin e tyre për të krijuar evidentim elektronik të dokumentacionit të nevojshëm me të dhëna të rreme, pa kaluar testet për patentë dhe filtrat e tjera të parapara me ligj. Të njëjtit pas regjistrimit elektronik kanë miratuar kërkesat dhe i kanë dorëzuar në përpunim duke dhënë patenta për shoferë në kundërshtim me ligjin. Njëri nga të punësuarit në Departamentin për punë administrative të MPB-së në Shkup është arrestuar dhe pritet të dalë para gjykatësit hetues të lëndës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button