Mariçiq kërkon sqarim për lirimin e Mijallkovit

Ministri i drejtësisë në vend, Bojan MNariçiq ka kërkuar sqarim nga Gjykata e Apelit për vendimin për lirimin nga paraburgimi të Sasho Mijallkov. Sipas tij një vendim i këtillë ulë edhe më shumë besimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit.

“Vendimi i Gjykatës Penale në Shkup që të liroj nga paraburgimi Sasho Mijallkovin, e ulë edhe ashtu besimin e brishtë të qytetarëve ndaj gjyqësorit. Përkujtoj se Mijalkov ishte person me rrezik real për arratisje dhe shkak për ngjarje që shqetësoi gjithë opinionin. Gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Shkup, Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti të cilët e miratuan këtë vendim dhe në cilën mënyrë do të marrin përgjegjësinë në rast se ndodh sërish rreziku për arratisje. Gjykata edhe pse është e pavarur, është e obliguar që publikisht të sqaroj vendimet e saja që të mund qytetarët të besojnë në gjyqësor”, thuhet në reagimin e Mariçiqit.

LEXO EDHE:

Back to top button