fbpx

Mariçiq paralajmëron ndryshime në Kodin Zgjedhor: Në zgjedhjet lokale, me lista të hapura

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq deklaroi se LSDM-ja është akoma e interesuar për ndryshime në Kodin zgjedhor, konkretisht për zbatimin e një njësie zgjedhore dhe listat e hapura që duhet të fillojnë të zbatohen nga zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas tij, për këto ndryshime nevojitet konsensus.

“E dini se nga shumica dhe nga LSDM-ja kishte tentime për vendosjen e një njësie zgjedhore por nëse kjo do të ndodhë varet nga vullneti i të tjerëve. Nëse të gjitha partitë më të mëdha me më shumë deputetët në Kuvend pajtohen me këtë reformë, sigurisht se do ta inkuadrojmë. Nëse jo, mendoj se mund të arrijmë pajtim që në zgjedhjet e ardhshme lokale, vitin e ardhshëm në tetor, të mundësohet një shkallë më e lartë e demokracisë dhe kjo është që listat e këshilltarëve të jenë të hapura dhe të këtë votim preferencial”, deklaroi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Alsat-M

LEXO EDHE:

Back to top button