Mariçiq propozon që gjyqësori të punoj online, ekspertët shprehen skeptik

Gjyqësori mund të funksionojë edhe përmes internetit, theksoi Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq. Në fjalimin e tij me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, Mariçiq theksoi se pandemia solli sfida të reja për gjyqësorin dhe kërkon zgjidhje të reja për mënyrën e funksionimit të sistemit – për të vazhduar seancat gjyqësore dhe procedurat para gjykatave dhe prokurorëve.

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në gjyqësor kishte shembuj që konfirmonin se ai mund të funksionojë online, që është një tregues i mirë se nëse ekziston një nevojë e tillë, në të ardhmen kjo mund të realizohet në praktikë – tha Bojan Mariçiq,  Ministër i Drejtësisë.

Për avokatin Zvonko Davidoviç, kjo deklaratë është politike dhe nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë, duke konsideruar se kjo nuk është mënyrë për të funksionuar gjyqësori. Sipas tij, gjykimi përmes internetit nuk ka lidhshmëri me parimet themelore dhe parimet e vëzhgimit të drejtpërdrejtë, vërtetimit të fakteve dhe provave në procedurë.

Nëse i akuzuari qëndron ulur pas kamerës diku larg, unë qëndroj ulur pas kamerës, gjykatësi, prokurori, nuk ka vëzhgim të drejtpërdrejtë të gjykatës për sjelljen e të akuzuarit, dëshmitarëve, avokatit. Është ndryshe kur të qëndrojë para meje dhe do të parashtroj pyetje, i vërej reagimet e tij dhe mënyrën e sjelljes. E njëjta gjë vlen edhe për procedurat civile ku edhe palët duhet të jenë të pranishme, si do ta respektojmë parimin transparencës gjatë gjykimit, nëse ju do të përfshiheni, apo drejtësia do të mbetet diku në kabllot optik të këtyre platformave që transmetojnë pamjen dhe zërin – u shpreh Zvonko Davidoviq- avokat.

Që të vendoset praktikë “online” në gjyqësor, sipas Koalicionit për gjykim të drejtë, duhet të bëhen ndryshimet e duhura në ligjet për procedurë penale dhe kundërvajtëse. Nga atje thonë se fjalët hyrëse ose përmbyllëse dhe shpallja e vendimit më lehtë bëhen “online”, por janë të rezervuara në pjesën e procedurës dëshmuese, sepse kërkon kushte teknike në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të lidhjes “online”.

Opinioni gjithashtu do të jetë sfidë në procedurë, që është pjesë përbërëse e parimit të gjykimit të drejtë. Që të mundësohet prezenca, kjo do të thoshte që gjykimet duhet të bëhen publike dhe lehtë të arritshme, jo vetëm për opinionin profesional apo gazetarët, që do të thotë se linqet e gjykimeve duhet të bëhen publike, që sjell me vete çështje të tjera nga pikëpamja teknike. Kjo do të jetë konkrete sa gjykata do të ketë mundësi që publiku të mos e pengojë gjykimin – të fiken mikrofonat kurse publiku të jetë në gjendje të ndjekë rrjedhën e gjykimit – theksoi Darko Avramovski, koalicioni për gjykim të drejtë.

Çështja e gjykimeve “online” u ngrit periudhën e fundit kur seancat për “Titanik” dhe “Target- Fortesa” u shtynë sepse disa nga të akuzuarit ishin pozitiv me Covid 19.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button