Kryeministri britanik, Boris Johnson në vetë-izolim

Kryeministri britanik, Boris Johnson është vetë-izoluar pasi ka pasur kontakt me persona që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, tha të dielën një zëdhënës në Downing Street.

 “Kryeministri është njoftuar sot nga NHS që kërkohet të izolohet si kontakt i dikujt që ka rezultuar pozitiv me Covid-19,” tha zëdhënësi.

“Kryeministri do të respektoj rregullat dhe është në vetë-izolim,” shtoi zëdhënësi. “Ai do të vazhdojë të punojë nga Downing Street, përfshi këtu udhëheqjen me pandeminë e koronavirusit.”

“Kryeministri është mirë dhe nuk ka ndonjë simptomë të Covid-19,” tha zëdhënësi.

Johnson u takua me një grup të vogël deputetësh të enjten në mëngjes,  përfshi këtu deputeten Lee Anderson, e cila ka rezultuar pozitive në testin për Covid-19.

Ndryshe, Johnson ishte diagnostikuar me Covid-19 më 26 mars. Pas përkeqësimit të gjendjes ai u dërgua në spital, ku tre netë i kaloi në terapi intensive. Ai u shërua nga Covid-19 më 13 prill, pasi kishte rezultuar negativ në testin e Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button