Mariçiq takohet me prokuroren Villma Ruskoska
Nevojat e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përgatitjet e republikës së Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian dhe rritja e efikasitetit në veprimin e lëndëve ishin temat e bisedës së takimit të sotëm mes ministrit të drejtësisë Bojan Mariçiq dhe prokurores publike për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskoska.
Mariçiq gjatë bisedës, siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, ka theksuar se do të jetë mbështetje në procesin e përforcimit të kapaciteteve në Prokurori, me qëllim luftën më efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërkohë sa i përket fillimit të bisedimeve dhe hapjes së Kapitullit 23 – Gjyqësori dhe të drejtat fundamentale, Mariqiç ka theksuar se në fokus të bisedimeve do të jetë gjyqësori, prokuroria dhe implementimi i ligjeve.