Marku dërgon mesazhin pas fitores ndaj Çarltonit

Florian Marku ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social, “Instagram”, ku ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kohës së fundit. Marku triumfoi ndaj boksierit Rylan Çarlton në raundin e tetë, pasi ekipi i kundërshtarit hodhi peshkirin në shenjë dorëzimi. 28 vjeçari u shpreh mirënjohës ndaj kundërshtarit ku e uroi atë për suksese në të ardhmen.

 

“Zoti është më i madhi, shumë dashuri për juve të gjithëve. Faleminderit për të gjitha, për mbështetjen që ma jepni dhe llogaritni gjithmonë në mua. Fillimisht, Rylan urime, je një djalë i fortë dhe do të kthehesh më mirë, të lutëm kthehu i sigurt tek familja jote. Kam një skuadër të madhe pas vetes me Sam. Falenderoj vëllanë tim, Kristian për mbështetjen. Në këtë ndeshje pata edhe trajnerin tim të dashur Xhorxh Margos që e njoh që më njeh që nga 12 vjeçar, ai ishte gjatë gjithë kohës me mua dhe larg familjes së tij, ne luftojmë bashkë. Dua të falenderoj edhe trajnerin, Klifton i cili më mësoi shumë gjëra në kamp dhe është një trajner i shkëlqyer”, përfundoi Florian Marku.

LEXO EDHE:

Back to top button