Shqipëria teston identifikimin biometrik për zgjedhje

Në Tiranë, autoritetet zgjedhore testojnë teknologjinë e re për identifikimin biometrik të votuesve. Këto pajisje do të përdoren për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i Komisionit Qendror të zgjedhjeve e konsideroi testimin të suksesshëm.

- Advertisment -

“Demonstrimi i parë i funksionalitetit të kësaj pajisje ka shkuar shumë mirë. Ajo që bën përshtypje në radhë të parë është saktësia dhe koha më e shkurtër që duhet për të identifikuar identitetin e votuesit krahasuar më mënyrën e vjetër manual të identifikimit të identitetit të tij”, deklaroi Ilirjan Calibashi, kryetar i KQZ-së.

Gjithë procesi i votimit biometrik shkon mesatarisht një minutë. Ndërkohë në Maqedoni, akoma vazhdon debati nëse aplikimi i kësaj teknologjie për zgjedhjet lokale që janë tetë muaj larg është ose jo I mundur, edhe pse me ligj është paraparë që në shkurtin e vitit të kaluar. Votimi biometrik, nëpërmjet pajisjes që identifikon shenjat e gishtave dhe kartat e identitetit pritet të mënjanojë keqpërdorimet në vendvotim si votimi I dyfishtë dhe votimi në emër të dikujt tjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button