" "
Administratori i Deleguar i Interit, Xhusepe Marota ka folur për transferimet e verës. Ai ishte i pranishëm në tërheqjen e shortit të kalendarit të Serie A ku ka folur edhe për lëvizjet e ardhshme të Interit në afatin kalimtar veror.
“Ne do të nisemi nga kjo përbërje që kemi, 90% do të jetë e njëjtë si sezoni i kaluar dhe tani pas shitjes së Hakimit do ta kompletojmë atë. Këtë sezon edhe për klubet tjera do të jetë vështirë për të bërë transferime të shtrenjta.
Pasuesi i Hakimit? Në këtë moment është e rrezikshme nëse jap parashikime.
Shkëmbim Nandez – Nainggolan? Nuk hyj në këtë temë! Është një lojtar i mirë, por skuadra është mjaft mirë në atë pozitë, do të shohim zhvillimet në të ardhmen”, përfundoi Marota.








