Sedloski dhe Shabani optimist: Jemi gati për Llapin

" "

Skuadra e FC Shkupit do të mundohet që të kalojë barrierën e raundit të parë në garat evropiane dhe të eliminojë skuadrën kosovare të LLapit.

“Pas 90 minutave të zhvilluara në Shkup, jemi përgatitur seriozisht për sfidën kthyese. Djelmoshat janë të gatshëm për të dhënë maksimumin. Pas ndeshjes së parë potencova se nuk është ajo lojë që e dëshirojmë, por këto janë sfidat e para evropiane dhe janë më të vështirat. Mirëpo tani jemi përgatitur mirë për të arritur qëllimin tonë. Fillojmë nga zero dhe u thash futbollstëve se rezultati 2-0 në Shkup nuk do të thot asgjë dhe duhet të punojmë maksimalisht dhe të kthehemi nga Prishtina me fitore,” tha mes tjerash trajneri i FC Shkupit, Goce Sedloski.

 

Ndërkohë Bujar Shabani , beson se FC Shkupi është përgatitur mirë dhe njeh më mirë skuadrën e LLapit.

 

“Ne jemi përgatitur mirë për këtë përballje dhe kemi ndërmarë të gjitha masat në stërvitje që mos të bëjmë asnjë gabim dhe shpresojë që në fund, ne do të jmei ata që do të shkojmë tutje në garat evropiane,” tha mes tjerash Shabani.

 

Përballja kthyese në mes KF LLapi dhe FC Shkupit do të zhvillohet të enjtën (15 korrik) në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20.00.

LEXO EDHE:

Back to top button