Marrëdhënie seksuale para martesore, çiftit i matet temperatura dhe rrihen 100 herë me kamxhik


Një çift i ri nga Indonezia pasi është kapur duke kryer marrëdhënie seksuale para martesore,sipas ligjit indonezian është rrahur me kamxhik.

Këto dënime janë të zakonshme në Indonezi, mirëpo ky rast ishte më ndryshe për shkak se para ekzekutimit të dënimit, autoritetet zbatuan protokollin për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, respektivisht të pranishmit mbanin maska kurse çiftit iu mat temperatura dhe më pas i është vendosur maskë në fytyrë dhe janë fshikulluar të dy 100 herë me kamxhik para qindra njerëzve.

Kjo është një shkelje e ligjit të Sheriatit në provinca me shumicë myslimane dhe si dënim marrin 100 rrahje me kamxhik.

Ligji i sheriatit u miratua nga qeveria kombëtare në 2001. Amnesty International e ka dënuar këtë praktikë, duke theksuar se kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Çifti mori një dënim jonjerëzor dhe shumë brutal.

LEXO EDHE:

Back to top button