U shkrua se po fejohet apo martohet, Dafina Zeqiri ka një përgjigje
Alsat
18.08.2020 22:30
Lajmet për Dafinën Zeqiri të veshur nuse pushtuan mediat javën e kaluar! Këngëtarja i fshiu të gjitha fotot në Instagram, dhe publikoi vetëm disa të reja ku shfaqej e veshur me rroba nusërie dhe vello të kuqe.
Shumë media nxituan në përfundimin e këngëtarja po martohet, të tjera thanë që ajo është shtatzënë dhe madje e kurorëzuan dashurinë e saj me Dj Geek, pas ndarjes.
Madje komentet e Dj Geek që e quante Dafinën “nusja më e bukur” i alarmuan të gjithë fansat e tyre që po mendojnë për një dasmë së shpejti, por kjo është thjesht një super publicitet që Dafina me të drejtë po i bën albumit të saj më të ri, “Dafinë moj”.
Përballë këtyre reagimeve mediatike, Dafina Zeqiri ka bërë sot një postim në Instagram, ku me ironi iu drejtohet mediave për fejesën e martesën.
“Faleminderit për fejesën, faleminderit për martesën, caktoni datën edhe qomani ftesën”, shkruan me humor Dafina.