Marrëveshja e grurit, Cavusoglu: Disa vende janë kundër, kërkojnë të dëmtojnë Rusinë

Marrëveshja e grurit, Cavusoglu: Disa vende janë kundër, kërkojnë të dëmtojnë Rusinë

Disa vende u përpoqën të bllokojnë nënshkrimin e marrëveshjes së grurit nga Ukraina, duke përdorur situatën për të dobësuar Rusinë, tha të mërkurën ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

“Ka vende që duan që lufta të vazhdojë dhe për më tepër, disa prej tyre janë përpjekur të parandalojnë një marrëveshje për eksportin e grurit. Ata besojnë se sa më shumë të zgjasë lufta, aq më shumë Rusia do të dobësohet”, tha Cavusoglu.

Sipas tij, Ankaraja do të vazhdojë të bëjë përpjekje për zgjidhjen e krizës.

“Nëse zgjidhet problemi i drithërave, do të hapet rruga për armëpushim. Ne do të vazhdojmë rolin tonë ndërmjetësues. Në fund, kjo luftë do të përfundojë në tryezën e bisedimeve dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur”, tha ministri turk.

Nisur nga deklarata, ky qëndrim dhe argumentim i Ankarasë ngre gjithnjë e më shumë pikëpyetje për rolin e vendit. Më 22 korrik, një paketë dokumentesh u nënshkrua në Stamboll për të zgjidhur problemin e furnizimit me ushqime dhe plehrave ruse dhe ukrainase në tregjet botërore.

Marrëveshjet midis Rusisë, Turqisë, Ukrainës dhe OKB-së përfshijnë krijimin e një qendre koordinimi katërpalëshe, përfaqësuesit e së cilës do të inspektojnë anijet me grurë për të parandaluar kontrabandën e armëve dhe provokimet.

LEXO EDHE:

Back to top button