Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Nuk ka asgjë të re përveç faktit se u bë në Shtëpinë e Bardhë


Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Rama komentoi edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se përveç këtij fakti nuk ka asgjë të re përpos procesit të Berlinit. Rama u shpreh se zvarritja që u finalizua nga palët në SHBA i kushtoi kohë të domosdoshme palëve.

“Përveç faktit që u bën në shtëpinë  e Bardhë Marrëveshja nuk ka asgjë të re. Të gjitha temat, janë tema të procesit të Berlinit.

 E them këtë për një arsye shumë të thjeshtë për të kuptuar se sa shumë kohë kemi humbur në raport me atë që sjell marrëveshja. Ajo sjell një konfirmim të asaj që ka qenë aty për vit”, tha Rama.

LEXO EDHE:

Back to top button