Marrëveshja tre vjeçare për gaz mes Serbisë e Rusisë, alarmon Kosovën

Rusia minimalisht përmes marrëveshjeve të gazit dhe të tjera, do ta mbajë edhe më tej ndikimin e saj minimalisht në Serbi, mirëpo edhe përmes Serbisë, në vendet e tjera. Megjithatë, nuk pritet që Bashkimi Evropian të ushtrojë presion ndaj Serbisë, për shkak se disa shtete anëtarë të BE-së nuk kanë sanksionuar Rusinë.

Duket që edhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian janë të detyruar që të bëjnë presion karshi shteteve sikur Serbia dhe duket se Serbia po e shfrytëzon këtë situatë.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka reaguar pas kësaj marrëveshjeje duke thënë që Presidenti serb dhe ai rus nuk kanë nevojë të takohen për të arritur deri te bashkëpunimit, ndërkohë që nga Presidenca e Kosovës pyesin se deri kur Bashkimi Evropian do të lejojë sjellje të tilla të shtetit serb.

Ndërkaq, opozita po kërkon qeveria t’i përgjigjet Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, të dielën njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Federatën Ruse për vazhdim të furnizimit me gaz. /T.Ch.

LEXO EDHE:

Back to top button