Braziliani Marselo ka shumë gjasa që të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Të paktën këtë gjë raportojnë mediat në Itali të cilat thonë se mbrojtësi 34-vjeçar ka një ofertë nga Al Nassr për të vazhduar karrierën pranë Kristiano Ronaldos.
Marselo është larguar nga Olimpiakosi në më pak se 1 vit që nga nënshkrimi. Sipas mediave spanjolle, klubi dhe mbrojtësi ranë dakord për të zgjidhur kontratën pas vetëm 10 paraqitjeve me ekipin grek. Marselo luajti 10 ndeshje në total, 5 në ligë, 2 në Ligën Europa dhe 3 në Kupën e Greqisë, duke shënuar në total vetëm 3 gola.
Destinimi i mundshëm mund të jetë pranë ish-mikun të tij më të mirë te Real Madrid, Kristiano Ronaldo, por ende nuk ka ardhur ndonjë ofertë zyrtare për të nga klubi saudit./abcnews/








