Martinez: E realizuam ëndrrën e gjithë Argjentinës, ende nuk e besoj!

Emiliano Martinez, portieri i Argjentinës, është heroi i mbrëmjes në finalen spektakolare të Botërorit të Katarit, pasi shpëtoi portën e pastër për fitoren e Francës në minutën e 120+4 për fitoren e “trikolorëve”.

Dhe gjithashtu priti një penallti në ruletë për “gauchosat” për të arritur titullin e tretë botëror në histori, i pari që nga epoka e Diego Maradonës në 1986. Martinez nuk i fsheh dot lotët e gëzimit pas fitores së madhe dhe realizimit të ëndrrës së çdo argjentinasi.

“Nuk mund ta besoj – ne realizuam ëndrrën tonë. Ne bëmë realitet ëndrrën e të gjithë argjentinasve. Nuk kam fjalë për të përshkruar se si ndihem. Ky është një moment që nuk do ta harroj kurrë, as unë dhe as kolegët e mi”, tha Martinez.

 

Sa i përket penalltive, Martinez theksoi se e ruajti gjakftohtësinë në ato momente.

LEXO EDHE:

Back to top button