Masakër në SHBA, 23 vjeçari hyn nëpër shtëpi dhe vret 8 persona

Masakër në SHBA, 23 vjeçari hyn nëpër shtëpi dhe vret 8 persona

Ka marrë fund arratia e personit të armatosur përgjegjës për vrasjen e 8-fishtë që u regjistruan në zona të ndryshme të qytetit Joliet të Illinois, fundjavën e kaluar.

Autori, 23 vjeçari Romeo Nance, u qëllua për vdekje pranë qytetit Natalia në Teksas gjatë një konfrontimi me forcat e policisë, të cilat ishin ngritur në këmbë për kapjen e tij.

Romeo i kreu vrasjet në vende të ndryshme të qytetit të vogël. 7 nga viktimat u gjetën në dy shtëpi, teksa e teta u zbulua të dielën.

Në një deklaratë, departamenti i policisë Joliet tha se Nance ishte pikasur nga Marshallët e SHBA pranë Natalias rreth orës 20:30.

Motivi i sulmit nuk është bërë menjëherë i qartë, por i dyshuari besohet se i ka njohur viktimat.

LEXO EDHE:

Back to top button