“Matematika për ndërtimin e autostradave në vend nuk ndalet në shumën prej 1.300.000 eurove”

"Matematika për ndërtimin e autostradave në vend nuk ndalet në shumën prej 1.300.000 eurove"

Shuma e projektuar prej 1.300.000 eurove për ndërtimin e katër autostradave në vend, nuk janë shuma e fundit e cila duhet të paguhet. Ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski i ftuar në “Magazina Ekonomike” në Alsat, tha se shteti duhet të paguaj shuma shtesë për eksproprijimin e pronave private nëpër të cilat do të kalojnë trasat.

“Shteti në këtë moment ka vlerësim se eksproprijimi do të kushtoj mbi 200, 220 milionë euro, për çka Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka siguruar mjete, por ato procedura po udhëhiqen me oferta nga Drejtoria për Punë Pronsoro-Juridike deri tek qytetarët të cilët kanë pronë private në trase dhe në rast se arrihet marrëveshja, paguhet shuma”, deklaroi Bllagoj Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button