Mauro Ikardi largohet nga Gallatasaraji drejt Argjentinës?!

Sulmuesi argjentinas Mauro Ikardi mund të transferohet te skuadra e Boka Juniors sezonin e ardhshëm. Lajmin e konfirmojnë mediat argjentinase, që thonë se për sulmuesin 30-vjeçar ka mjaft interes në vendlindje dhe Boka është skuadra që synon ta ketë pjesë të grupit.

Për momentin nuk ka asgjë konkrete, ndërkohë që Ikardi është në pronësi të PSZH-së, por luan në huazim në Turqi, me Gallatasaraj. Në një postim në rrjetet sociale, Ikardi mohoi këtë transferim, duke iu përgjigjur një tifozi se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se janë zëra false.

Gjithsesi, në Argjentinë e jo vetëm, zërat për një transferim të Ikardit në vendlindje po bëhen të shumtë. Tifozët ëndërrojnë këtë transferim edhe pse Ikardi nuk ka luajtur kurrë me ndonjë ekip në Argjentinë. Ai ka luajtur me Barcelonën (moshat e reja), Sampdorian, Interin, PSZH-në dhe Gallatasaraj-in.

LEXO EDHE:

Back to top button