Mauro Ikardi nuk ak dëshirë që të kthehet në Francë  

Sipas të përditshmes turke “Fanatik”, skuadra e Gallatasaraj po përpiqet të mbajë sulmuesin Mauro Ikardi edhe për një sezon tjetër në formë huazimi. Argjentinasi erdhi në Turqi në fillim të këtij sezoni në formë huazimi nga PSZH.

Mediat konfirmojnë se Ikardi nuk ka dëshirë të rikthehet në Francë, ndaj i ka kërkuar klubit francez që të gjejë një sistemim tjetër. Madje Ikardi ka dëshirë të rikthehet të luajë në Itali, ku dha ka kaluar vitet e arta të karrierës së tij (Sampdoria e Inter).

Nga ana tjetër, edhe klubi turk ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e sulmuesit 39-vjeçar, që këtë sezon ka realizuar 9 gola në 12 ndeshje në Superligë. Ndaj Gallatasaraj po përpiqet të bindë Ikardi të qëndrojë edhe një vit, duke rinovuar huazimin me PSZH.

Ikardi ka ardhur në formë huazimi për një vit, ndërkohë që kontrata e tij me PSZH skadon në vitin 2024. Pas kësaj kërkese, pritet që palët të ulen të bisedojnë për të rinovuar huazimin, ndërkohë që Ikardi do të shohë edhe ofertat që do të vijnë nga Italia.

LEXO EDHE:

Back to top button