Mbahet mbledhja e parë e grupit punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka kryesuar sonte mbledhjen e parë të grupit punues për anëtarësimin e vendit në Aleancën Veri-Atlantike.
Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se pas agresionit rus, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes.
“Sonte, unë kam kryesuar mbledhjen e parë të grupit të punës, të krijuar nga Qeveria e Kosovës për të rritur përpjekjet tona për anëtarësimin në NATO. Pas sulmit të Putin-it, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes në kontinentin tonë”, ka shkruar Gërvalla.
Ndryshe, Qeveria sot ka themeluar grupin punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO.








