Mbahet seanca e parë e Komisionit Hetimor për skandalin në Onkologji, Mizrahi pret rezultate

Mbahet seanca e parë e Komisionit Hetimor për skandalin në Onkologji, Mizrahi pret rezultate

Në Kuvend u mbajt seanca e parë e Komisionit Hetimor për rastin e Klinikës së Onkologjisë. Të gjithë ministrat, ai aktual dhe ish ministrat e Shëndetësisë dhe drejtorët e Onkologjisë nga viti 2020 deri tani pritet të paraqiten në Komision. Kryetarja e komisionit Rashela Mizrahi njoftoi se përgjegjësia e tyre do të jetë përcaktimi i kronologjisë së ngjarjeve dhe rrethanave të kësaj Klinike, nëse skandali kërcënon të drejtat elementare njerëzore të pacientëve të trajtuar, përgjegjësinë politike, si dhe hartimin e konkluzionet dhe rekomandimet për përcaktimin e përgjegjësisë së bartësve të funksioneve publike.

“Pres që do të kemi konkluzione për të vërtetën: a ka apo nuk ka përgjegjësi, në çfarë mase dhe e kujt është ajo përgjegjësi nëse konstatohet e njëjta. Shumë më e rëndësishme është pritshmëria që të ketë epilog, i cili do të jetë bazë për zgjidhje sistematike për të parandaluar skandale të këtilla ose tragjedi në të ardhmen. Përfundimisht dhe sinqerisht shpresoj që ky do të jetë Komisioni i parë anketues që do të përfundoj me epilog dhe të njëjtat do të zbatohen”, deklaroi Rasella Mizrahi, Kryetare e Komisionit anketues për rastin e Onkologjisë. /Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button