Mbape nuk dëshiron të pushojë, rikthehet në stërvitje

Pas përfundimit të Kupës së Botës, Kilian Mbape kishte një leje 10-ditore nga klubi i PSZH me lojtarin që në fakt pritej ta shfrytëzonte atë duke qenë se luajti një Botëror shumë impenjativ, por mbi të gjitha edhe sfilitës nga aspekti psikologjik për mënyrën si ai dhe Franca e mbyllën atë.

Megjithatë, ky nuk është rasti i Mbape, pasi çdo ditë që kalon, sulmuesi e tregon se është special teksa te PSZH janë befasuar kur e kanë parë të rikthehet në stërvitje.

Duket se mënyra e vetme për ta shpërqëndruar Mbappe nga disfata në finalen e Botërorit është topi, dhe tashmë te PSZH rinis stërvitjen për objektivat e tjerë sezonal.

 

 

Në lojë është një trofe në Ligën e Kampionëve, për t’u fituar, teksa sigurisht për t’ia dalë do të duhet të bashkëpunojë edhe me atë që në këtë rast mund të konsiderohet si i “dashuri armik”, Lionel Mesi.

LEXO EDHE:

Back to top button