Shoferët brazilianë të kamionëve që mbështesin presidentin në largim Jair Bolsonaro kanë bllokuar rrugët në të gjithë vendin, pas humbjes së tij në votim ndaj rivalit të majtë Lula.
Bllokime u raportuan në të gjitha shtetet, përveç dy shteteve, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme dhe duke prekur zinxhirët e furnizimit me ushqim, shkruan BBC.
Me të gjitha votat e numëruara, Lula kishte 50.9% të votave të vlefshme kundër 49.1% të Bolsonaros në balotazhin e së dielës.
Presidenti aktual i ekstremit të djathtë as nuk e ka pranuar humbjen, dhe as nuk ka sfiduar rezultatet që ndanë kombin.
Ka shqetësime se presidenti në largim mund të komplikojë periudhën dymujore të tranzicionit përpara se Lula ish-president, të betohet në 1 janar 2023.








