‘S’dua lidhje me një vend fashist’, miliarderi i njohur rus heq dorë nga shtetësia

‘S’dua lidhje me një vend fashist’, miliarderi i njohur rus heq dorë nga shtetësia

Miliarder rusi Oleg Tinkov, ka hequr dorë nga shtetësia ruse për shkak të luftës në Ukrainë dhe ka dënuar “fashizmin e Putinit”.

Tinkov themeloi bankën online Tinkoff, një nga huadhënësit më të mëdhenj të Rusisë, me rreth 20 milionë klientë.

Në një postim në Instagram, ai tha: “Unë nuk mund dhe nuk do të lidhem me një vend fashist që filloi një luftë me fqinjin e tyre paqësor”, shkruan BBC.

Pak manjatë rusë e kanë kritikuar publikisht pushtimin rus të Ukrainës.

Një burim i pavarur rus i lajmeve, Sota Vision, postoi në Twitter një foto të certifikatës së Tinkov, që tregonte se shtetësia e tij ruse i ishte ndërprerë.

Postimi origjinal u zhduk pasi u publikua, por  Tinkov që atëherë ka postuar përsëri në faqen e mediave sociale dhe ka fajësuar “Kremlinin” për zhdukjen e postimit.

Në postimin e fundit, ai tha gjithashtu se po merrte masa ligjore për të hequr emrin e tij nga banka, duke shpjeguar se nuk dëshiron të lidhet me “bankën që bashkëpunon me vrasës dhe gjak”.

Ai raportohet se jeton në Londër, por është subjekt i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, si shumë anëtarë të tjerë të elitës së biznesit të Rusisë.

LEXO EDHE:

Back to top button