Mbështetje financiare për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike

Nga sot qytetarët me të ardhura të ulëta kanë mundësi të aplikojnë për mbështetje financiare nga shteti për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike. Për këtë qëllim janë siguruar 60 milionë denarë nga thesari i shtetit. Për të aplikuar, një person i vetëm nuk duhet të ketë të ardhura neto mujore më të mëdha se 15.200 denarë, amvisëritë me dy anëtarë 18 mijë denarë, me tre anëtarë 21 mijë denarë. Për një familje prej katër anëtarësh kufiri është deri në 25 mijë denarë të ardhura mujore, ndërsa për amvisëritë me pesë ose më shumë anëtarë të mos kalojë 30 mijë denarë. Qytetarët që do t’i plotësojnë kushtet do të kenë faturë të reduktuar për rrymë nga 600 në 800 denarë në muaj./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button