Mbeturinat dhe mungesa e tualeteve publike, mbeten shqetësimi kryesor i vizitorëve të malit Vodno

Mbeturinat dhe mungesa e tualeteve publike, mbeten shqetësimi kryesor i vizitorëve të malit Vodno

Gazetar: Avni Tahiri

Mali Vodno mbetet atraksioni kryesor si për ditët e punës për ajrin e pastër po ashtu edhe për fundjavë për banorëve e Shkupit. Niveli i ulët të pastërtisë, mbeturinat, tualetet e pamjaftueshme publike mbeten shqetësim i vizitorëve.

Pavarësisht frekuentimit të madh, qytetarët ankohen edhe për infrastrukturë të pa përmirësuar, ndërsa kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa për mirëmbajtjen e zonës.

“Ajo që duhet të ndryshohet është pastërtia, duhet të jetë më pastër dhe mos hidhen mbeturina gjithandej, mungojnë tualetet publike, gardëroba për veshje dhe të kujdeset çdokush për veten”, tha një qytetare.

”Këtu jam pas tre vitesh dhe mendoj se nuk mungon asgjë, natyra është e mirë por duhet të ketë tualete publike dhe ne qytetarët ta mbajmë ambientin e pastër”, u shpreh një tjetër qytetare.

Pikërisht gjatë festave shumë qytetarë zgjedhin malin Vodno për të kaluar kohën. Por ajo që mungon në ditë festash është teleferiku i cili punon me orar të reduktuar, thonë disa qytetarë tjerë.

”Ç’do fundjavë vijmë me bashkëshortin dhe ecim në këmbë. Këtu e kemi si ndalesë për kafe. Mendoj se duhet t’i kushtohet rëndësi dhe të mirëmbahet, nuk duhet të hedhin mbeturina gjithandej. Po ashtu edhe teleferiku duhet të punoje çdoherë pasi ndonjëherë edhe nuk punon apo edhe shkon me intervale pikërisht atëherë kur prindërit me fëmije duan të ngjiten lartë në Vodno”, deklaroi një qytetare tjetër.

”Ne ecim shpesh, thuajse ç’do fundjave dhe po ashtu edhe gjatë ditëve të punës kur kemi kohë. Sa i përket teleferikut, duhet të punoje në fundjavë së paku pa pauza”, tha një qytetare.

Mali Vodno, me lartësi rreth 1.066 metra mbi nivelin e detit, mbetet një nga pikat më të rëndësishme rekreative për qytetarët e Shkupit, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, kur qyteti shpesh mbulohet nga ajri i ndotur dhe smogu. Megjithatë, vizitorët theksojnë se Vodno nuk po shfrytëzohet në potencialin e tij të plotë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button