Mbi 1 milion bimë që kapnin vlerën “e çmendur” në treg, policia spanjolle sekuestron sasinë më të madhe të kanabisit në histori

Mbi 1 milion bimë që kapnin vlerën “e çmendur” në treg, policia spanjolle sekuestron sasinë më të madhe të kanabisit në histori

Policia spanjolle njoftoi sot se ka sekuestruar 32 ton marijuanë të paketuar me vlerë të paktën 64 milionë euro, që sipas të njëjtit burim është sasia më e madhe e gjetur ndonjëherë, jo vetëm në Spanjë, por edhe në nivel ndërkombëtar.

Policia bastisi një numër fermash dhe fabrikash prodhuese në të gjithë vendin si pjesë e një operacioni të koduar “Gardens”. Policia arrestoi 9 burra dhe 11 gra, të moshave nga 20 deri në 59 vjeç.

“Policia ka sekuestruar sasinë më të madhe të marihuanës së paketuar që është gjetur deri më sot. Ajo korrespondon me rreth 1.1 milion bimë”, tha policia në një deklaratë.

Sipas policisë, banda thante bimët e marijuanës, i paketonte dhe i dërgonte në zona në Spanjë, Zvicër, Holandë, Gjermani dhe Belgjikë.

Anëtarët e bandës u arrestuan në Toledo, Ciudad Real, Valencia dhe Asturias muajin e kaluar, por detajet e operacionit dolën vetëm sot.

LEXO EDHE:

Back to top button