Mbi 100 gjoba për 24 orë vetëm në Shkup

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollit në territorin e Shkupit ka gjobitur 112 vozitës, prej të cilëve 38 për tejkalim të shpejtësisë. Nga ky dikaster gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 9 gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, nëntë sanksione për kalim në të kuqe në semaforë, dy sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, dhjetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit gjatë vozitjes dhe dy gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve.

LEXO EDHE:

Back to top button